Përmbaruesit hedhin në gjyq ministren Etilda Gjonaj

Përmbaruesit hedhin në gjyq ministren Etilda Gjonaj

Përmbaruesit privatë kanë hedhur në gjyq ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Më anë të një padie të depozituar në Gjykatën Administrative, përmbaruesit kërkojnë anulimin e urdhrit nr. 190, datë 20 qershor 2020, lëshuar nga ministrja Gjonaj.

Me anë të këtij urdhri, për rifreskimin e dosjeve të tyre, Ministria e Drejtësisë u kërkon përmbaruesve privatë: 2 fotografi, ID, formular vetëdeklarimi, formular vetëdeklarimi të gjendjes gjyqësore, formular vetëdeklarimi për fillimin e punës, masat e dhëna ndaj tyre në vite.

Por sipas tyre, këto kërkesa bien në kundërshtim me ligjet në fuqi. Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve thotë se Ministria e Drejtësisë nuk është konsultuar me ta për listën e dokumentave që duhen dorëzuar për efekt rifreskim dosjesh.

Verifikimi i përmbaruesve është një proces i ngjashëm me vetingun. Por për ta, neni 88/7 i ligjit 26/2019 për shërbimin e përmbaruesve privat nuk ka autorizuar ministrinë të kryejë vettingun e tyre nëpërmjet formularëve të vetdeklarimit, por ka autorizuar përditësimin e të dhënave personale të çdo përmbaruesi.

Ata thonë se Ministria e Drejtësisë, e cila licencon përmbaruesit, duhej t’i kishte prej 10 vitesh këto të dhëna.

Kërkesën e ministrisë për të depozituar CV e formimit të tyre arsimor e profesional si dhe librezën e punës për punësimin përpara se të licencoheshin si përmbarues, ata e shohin si përvetësim të të dhënave personale.

Gjykata Administrative ka marrë në shqyrtim këtë padi dhe më 27.7.2020 ka shpallur moskompetencë. Tashmë, ajo i ka kaluar për shqyrtim Apelit Administrativ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy