Zjarri në Sazan, Çako: S’ka asnjë rrezik për shpërthim municionesh

Zjarri në Sazan, Çako: S’ka asnjë rrezik për shpërthim municionesh

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një lidhje telefonike në emisionin Të Paekspozuartit në MCN TV ka folur lidhur me situatën e zjarreve në ishullin e Sazanit i cili prej tre ditësh ndodhet nën flakë.

Ai tha se të gjitha strukturat ndodhen në vendngjarje duke punuar, ndërsa shpjegoi se është lokalizuar një pjesë e konsiderueshme, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë rrezik për shpërthimin e municioneve.

Vazhdon ende prezenca e zjarrit në Sazan pavarësisht punës së bërë nga të gjitha strukturat në vend. Është lokalizuar një pjesë e konsiderueshme, një pjesë që ka pasur tentativë për të shkuar në pjesën e bazës, dhe aktualisht mbetet pjesa juglindore ku ka shumë shkurre. Nuk ka asnjë rrezik për shpërthimin e municioneve, sepse kemi dërguar dhe ekspertë xhenierë që njohin shumë mirë hartën, por aktualisht nuk ka problem dhe nuk rrezikohen forcat.

I pyetur përse nuk përdoren helikopterët , Çako tha se kanë shkuar për remont, por situata po ndiqet hap pas hapi nga toka.

Helikopterët janë dhe si rrjedhojë kanë kohën e vetë të remontit nga fluturimi në ajër ne sapo kemi nisur me sezonin e verës dhe aktualisht janë në remont të pjesshëm, vijnë për pak ditë për tu vënë në dispozicion. Kemi helikopterë të tjerë por jo me kova nga ajri, jemi duke ndjekur situatën hap pas hapi me punë nga toka. Është ende herët të bëhet një bilanc, duhet të vendoset njëherë situata në kontroll. Perimetri është përcaktuar dhe shpresojmë se shumë shpejt do vendosim situatën në kontroll. Zjarri me shumë gjasa është me dashje, është produkt i njeriut sepse në atë vend temperaturat nuk mund të sjellin këtë zjarr, por kjo i mbetet organeve të hetimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy