Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim të të produkteve të veprës penale, është arrestuar në Itali.
Juri Ymeraj, është shpallur në kërkim pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK për inceneratorin e Fierit.
Gjatë ditës së sotme nga Interpol Rome është arrestuar Juri Ymeraj, i datëlindjes 01.07.1989, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Ymeraj është shpallur në kërkim sepse Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin Nr.82, date 11.11.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Ymeraj akuzohet se me shoqërinë që drejtonte ka kryer disa punime në inceneratorin e Fierit.



