
Një burrë u sulmua për vdekje nga një luan në një kopsht zoologjik në Akra në Ganë.
Autoritetet bëjnë me dije se burri vdiq nga plagët e marra.
Dyshohet se ai mund të ketë planifikuar të vidhte dy këlyshë të rrallë të një luani të bardhë, të cilët janë bërë atraksion për të gjithë vizitorët që nga lindja e tyre në nëntor.
Kopshti Zoologjik i Akra është mbyllur përkohësisht për publikun pas incidentit që ka lënë shumë njerëz të tronditur në Ganë.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivin e autorit dhe rrethanat e sulmit.



