Bisedimet në Bruksel/ Kadrijaj: Kurti nuk duhet të lëshoj pe për Asociacionin, të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës (VIDEO)

Bisedimet në Bruksel/ Kadrijaj: Kurti nuk duhet të lëshoj pe për Asociacionin, të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës (VIDEO)

Sot një tjetër takim mes Albin Kurtit e Aleksander Vuçiç në Bruksel, BE ka paralajmëruar se temat kryesore të bisedimeve priten të jenë ato mbi çështjen e të pagjeturve dhe asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lidhur me këtë, në një komunikim për MCN live, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, vlerëson se për çështjen e të pagjeturve, Serbia e ka borxh Kosovës dhe se shpreson se me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve do të tregoj se ku janë fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Më në fund u bë e ditur agjenda dhe dihet se kush do të jetë tema e bisedimeve. Do të diskutohet për të pagjeturit ose do të ketë një deklaratë të përbashkët për të pagjeturit, sepse kjo është një dhembje që Kosova po e bart mbi supe tash e 24 vite, është një padrejtësi që i është bërë Kosovës dhe se familjarët kanë të drejte të din ku janë familjaret e tyre ti varrosin që të kanë se ku të vendosin një tufë më lule për ta.

Kosovës duhet ti mbyllet kjo plagë dhe më në fund Serbia edhe nga presioni që do ti bëhet nga ndërkombëtarët do të bashkëpunojë dhe të tregojë se ku janë trupat e të pagjeturve që ti kthejnë në Kosovë e të varrosen me nderime të larta.

Sa i përket temës së asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kadrijaj, thotë se lidhur me këtë pikë kryeministri Kurti duhet të jetë më i kujdesshëm dhe këmbëngulës që të mos toleroj faktin që asociacioni të pranohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe verdiktin përfundimtar që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese në Kosovë.

Sot do të prezantohet statusi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe pse ne nuk e dimë për këtë draft se sa është punuar , por kemi kërkuar që ky status të bëhet komfor deklaratës ë Gjykatës Kushtetuese sepse ajo ka dhënë verdiktin e saj që të jetë në plotësi me Kushtetutën e Kosovës dhe s e askush nuk ka të drejtë të jetë mbi Kushtetutën

Tek tash është filluar të punohet në draft statusin e Asociacionit. Ajo çfarë duhet dhe po kërkojmë është që të respektohet Kushtetuta e Kosovës. Ne në takime që kemi pasur me ndërkombëtaret kemi kërkuar që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive, sepse në fakt ne kemi një model të dështuar që është Bosnja dhe Hercegovina me Marrëveshjen e Dejtonit, dhe nuk duam të përsëritet ky skenar.

Ne po besojmë që edhe z. Kurti e din cili është verdikti i Gjykatash Kushtetuese dhe sot kur diskutohet ai draft statusi, të jetë i kujdesshëm, i vëmendshëm dhe këmbëngulës që të mos ketë kompetenca ekzekutive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy