Kalon vetingun/ KLP emëron në SPAK Manjola Kajanën

Kalon vetingun/ KLP emëron në SPAK Manjola Kajanën

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka emëruar sot si prokurore në Prokurorinë e Posaçme të Anti Korrupsionit Manjola Kajana. Ky vendim u mor në mbledhjen 'online' në praninë e të gjithë anëtarëve të Këshillit dhe përfaqësueseve nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS, OPDAT si dhe vëzhguese tё tjerë tё akredituar.

"Pasi ka verifikuar plotësimin e të gjitha kushteve dhe kritereve të parashikuar në ligjin 'Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar', në referencë të vendimit të tij, nr.137 datë 16.07.2019 'Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme', si dhe të Vendimit të KPA-së, datë 10 korrik 2020, për lënien në fuqi të vendimit nr.162 datë 19.06.2019 të KPK-së 'Për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Manjola Kajana',"-thuhet në njoftimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Deri në emërimin e KLP prokuroria Manjola Kajana kaloi dy shkallët e vetingut.

Ditën e nesërme, e martë 14 korrik 2020, pritet të zhvillohet edhe ceremonia e betimit përpara presidentit Meta.

Bashkë me Kajanën, SPAK ka tashmë 13 prokurorë, ndërkohë që mbeten bosh edhe dy vende. Kandidatë për dy vendet e mbetura vakante për SPAK janë Elisabeta Imeraj dhe Anton Martini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy