Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi/ Shkurtaj: Koha që të dalin elemente bashkëjetese. Vlerësim për filmin e Grishajt  

Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi/ Shkurtaj: Koha që të dalin elemente bashkëjetese. Vlerësim për filmin e Grishajt  

Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV vlerësoi filmin e fundit të regjisorit Eduard Grishaj.

Sa i takon marrëdhënieve Shqipëri-Serbi, Shkurtaj thotë se dy popujt kanë bërë gjakderdhje, por në mijëvjeçarin e ri ka ardhur koha që të dalin në pah elemente të bashkëjetesës.

Në moshën time është mirë që njeriu të merret edhe me përkrahjen e të rinjve. Grishaj është një djalë me origjinë nga Mbishkodra, një djalë i anëve tona. Më tërhoqi titulli. E pyeta se ku shfaqet dhe ai me një mirësjellje që buron nga Malësia më tha shko merr dy bileta se i ke në zarf te Mileniumi. Kam ndjerë kënaqësi për dy motive, e para shikoj që ky djalë i ri ka kapur një temë edhe interesante dhe të vështirë, historike dhe kulturore. Është një ngjarje thuajse shekspirane. M’u kujtua nxitja që u është bërë gjithmonë shkijeve kundër shqiptarëve. Nxitja, vëllavrasja, është bërë gjithmonë për motive të ulëta, pragmatiste, të atyre që kanë sunduar qarqet shoviniste. Mendoj se historia duhet lexuar edhe në pjesët e imëta. Atë film duhet ta shohin politikanët, politologët, sociologët, që të kuptojnë që ata popull që kanë bërë gjakderdhje, në këtë mijëvjeçar të ri të dalin elemente bashkëjetese. Vjen një çast ku njeriu duhet të kapet te e reja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy