Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, thotë se shtatori nisi me zhvillime të reja, ku protesta e djeshme shënoi 100 ditët e pandërprera të protestës, e një bukurie shumë të veçantë që riktheu në vëmendje protestat e ditëve të para të muajit qershor, nga brohorimat dhe hareja e pjesëmarrësve.
Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se njerëzit e konsiderojnë këtë protestë historike, sa i takon shoqërisë sonë.
Sipas tij opozita e Partisë Demokratike është qesharake, krahasuar me protestën.
Janë rikthyer në shtator me një vullnet të rigjeneruar, për të vendosur një standard demokratik në shoqërinë shqiptare. Për një ngjarje të tillë demokratike, standardi më i mirë do të ishte dorëheqja e çdo qeverie.
Unë mendoj se ky është një synim i cili do të realizohet shumë shpejt dhe shoqëria jonë do të jetë më demokratike. Forca e protestës ka qenë pikërisht aftësia e grupimeve të ndryshme për të ruajtur një lloj kohezioni me synim dorëheqjen e qeverisë Rama.
Pjesëmarrja e shtuar e protestuesve një ditë më parë, riktheu vëmendjen si në ditët e bukura të qershorit. Sa më e madhe të jetë pjesëmarrja për atë që na bashkon se sa na ndaj, aq më mirë do jetë për të arritur drejt qëllimit.
Një mënyrë për arritjen e qëllimit, është që të jemi sa më shumë në shesh dhe sa më të bashkuar. Niveli i opozitës së Partisë Demokratike është qesharak, krahasuar me protestën.



