Efektivi dhunoi kamarierin në Vlorë, Rama: Të përjashtohet nga policia

Efektivi dhunoi kamarierin në Vlorë, Rama: Të përjashtohet nga policia

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku efektivi i policisë së Dibrës, Ardian Isufi, bashkë me një person tjetër dhunuan një kamarier 18-vjeçar në Vlorë.

Rama kërkon përjashtimin pa kthim në detyrë të efektivit nga radhët e policisë. 

Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali. 

Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cenojnë  komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.

Shembull: Çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim, përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë do të ndiqet penalisht dhe do përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy