Emigrantët/ BE dhe Greqia, marrëveshje për një kamp të ri në Lesbo

Emigrantët/ BE dhe Greqia, marrëveshje për një kamp të ri në Lesbo

Bashkimi Evropian dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin deri në shtator 2021 të një kampi të ri pritjeje për migrantët në ishullin Lesbos. Kampi i ri do të zëvendësojë atë në Moria i cili u shkatërrua nga një zjarr në shtator. Mbështetja e BE në menaxhimin e kampit të ri është e paprecedent dhe marrëveshja parashikon një ndarje të përgjegjësive midis Komisionit, autoriteteve greke dhe agjencive të BE.

Pas shkatërrimit të kampit Moria, më i madhi në Evropë, u organizua një strehim i përkohshëm në ishull, ku tani ndodhen më shumë se 7 300 azilkërkues, mes të cilëve fëmijë, invalidë dhe të sëmurë, të vendosur në çadra pa ngrohje dhe pa ujë.

Në kampin e ri "ne do të sigurojmë kushte të mira për migrantët dhe refugjatët dhe do të mbështesim banorët e ishullit", tha presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen. Ajo theksoi nevojën për "procedura të shpejta dhe të drejta" për kërkesat e azilit. Për migrantët, "qendrat duhet të jenë vetëm një ndalesë e përkohshme para kthimit (në vendin e tyre të origjinës ose tranzitit) ose integrimit të tyre", shtoi ai.

 Komisioni do të shpenzojë rreth 130 milion € për Lesbos dhe Chios. Muajin e kaluar, 121 milionë euro u ndanë për ndërtimin e tre kampeve më të vegjël në ishujt Samos, Kos dhe Leros. "Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për të siguruar që një situatë si ajo e Morias të mos përsëritet", shtoi Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy