Arrestohen 2 shqiptarë dhe 2 italianë me 1800 kg marijuanë

Arrestohen 2 shqiptarë dhe 2 italianë me 1800 kg marijuanë

Policia italiane ka arrestuar gjatë natës së shkuar 2 shtetas shqiptarë 27 e 40 vjeç dhe dy italianë 47 e 50 vjeç me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Ata po udhëtonin me dy furgona, njëri prej të cilëve rezultonte i vjedhur ku u sekuestruan rreth 1800 kg marijuanë e konfeksionuar në 101 pako me vlerë përfitimi në treg rreth 13 milionë euro.

Arrestimi i tyre u bë pas sinjalizimit të një patrulle policie e cila kishte identifikuar një furgon që udhëtonte me drita të fikura me drejtim në qytezën Bisceglie.

Në zonën industiale të saj komune furgonit i është bashkuar një furgon i dytë.

Forcat italaine të rendit kanë aktivizuar menjëherë operacionin e ndjekjes e pas disa minutash kanë mundur të ndalojnë të 2 furgonat e të arrestojnë 4 persona ; 2 shtetas shqiptarë e 2 italianë.

Gjatë ndalimit 2 prej të arrestuarve kanë tentuar arratisjen duke u hedhur nga një lartësi prej 5 metrash, fakt që i ka shkaktuar plagë në trup duke detyruar shtrimin e kurimin e tyre pranë spitaleve të Bari e Andrias.

Gjatë ditëve të fundit policia financiare e Barit ka sekuestruar rreth 8 tonë marijuanë si përmes operacioneve detare ashtu dhe në ato tokësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy