Dita e 15-të e protestës së naftëtarëve/ Shahu: Reagimi i institucioneve shumë burokratik, do të vazhdojmë deri në realizimin e kërkesave tona (VIDEO)

Dita e 15-të e protestës së naftëtarëve/ Shahu: Reagimi i institucioneve shumë burokratik, do të vazhdojmë deri në realizimin e kërkesave tona (VIDEO)

Në ditën e 15-të të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e naftëtarëve grevistë po përkeqësohet gjithnjë e më shumë.
Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Dritan Shahu, në një lidhje për edicionin informativ të MCN TV, deklaroi se punëtorët nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për paga të prapambetura dhe kushte më të mira pune nga kompania “Bankers Petroleum”.

Sot jemi në ditën e 15-të të grevës së urisë. Ishim përballë zyrave të ‘Bankers’ në Fier, ku rreth 100 punëtorë u mblodhën për të treguar se jemi këtu për të kërkuar të drejtën që na takon. Edhe përballë Ministrisë ka pasur përfaqësues të shoqërisë civile që janë solidarizuar me kauzën tonë.

Tre prej naftëtarëve janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe u është rekomanduar të ndërpresin grevën. Aktualisht kemi mbetur shtatë punonjës në grevë. Kemi marrë injeksione, por jemi të vendosur të qëndrojmë deri në fund, sepse kërkojmë vetëm të drejtën tonë.

Shahu akuzoi drejtuesit e kompanisë për mungesë përgjegjësie dhe mospërfillje ndaj kërkesave të punëtorëve.

Ata kanë njerëzit tanë që protestojnë përballë zyrave, por vet dalin në dritare e qeshin. 

Është fatkeqësi që një situatë e tillë ndodh në këtë vend. Ne do të vazhdojmë përballjen tonë, derisa të merret vendimi i duhur dhe të bëhet një hetim serioz për këtë situatë.

Reagimi i institucioneve është shumë burokratik. Deri tani nuk kemi parë asnjë vullnet real për zgjidhje. Drejtuesit e kompanisë bëjnë ironi, ndërsa punëtorët vuajnë padrejtësinë.

Shahu shpreh këmbënguljen se naftëtarët do ta vazhdojnë grevën derisa kërkesat e tyre të plotësohen. 

Ne nuk do të dorëzohemi. Do të qëndrojmë përpara zyrave të ‘Bankers’ çdo ditë, derisa të na dëgjojnë dhe të marrin përgjegjësi. Kërkojmë vetëm të drejtën që na takon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy