Zbulohet në Meksikë sistemi më i madh i shpellave nënujore, i përdonin fiset maja (FOTO)

Zbulohet në Meksikë sistemi më i madh i shpellave nënujore, i përdonin fiset maja (FOTO)

Një grup zhytësish kanë gjetur në Meksikë atë që besohet se është sistemi më i madh i shpellave nënujore në të gjithë globin. Vendndodhja e tyre është qyteti bregdetar i Tulumit, dikur vend i populluar nga qytetërimi maja.

Zbulimi erdhi pas vitesh të tëra eksplorimi në tunelet nënujore të gadishullit të Jukatanit.

Ekipi i zhytësve zbuloi një kalim që lidh sistemin e shpellave Sac Actun (263 km) me atë të Dos Ojos (83 km).

“Kjo na lejon të kuptojmë shumë më qartë si u shfaqën ritualet, vendet e pelegrinazhit dhe përfundimisht vendbanimet e mëdha parahispanike", tha drejtori i Gran Acuifero Maya Project, Guillermo de Anda, për Reuters

Gadishulli i Jukatanit dominohet nga tempuj maja dhe relike të kohës së tyre. Mendohet se majat i përdornin puset e thella natyrore për ceremonitë sakrifikuese por edhe për udhëtimet mes qyteteve. Disa prej tyre kanë ruajtur domethënie kulturore dhe fetare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy