
Policia e Shtetit i ka sekuestruar prona me vlerë 10 milionë euro një biznesmeni, me dyshimin se janë ngritur me para të siguruara nga trafiku i kokainës.
Me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda, Policia e Shtetit vuri nën sekuestro pronat e biznesmenit Luan Spahiu, 53 vjeç, i dënuar në vitin 2011 për trafik droge nga Kolumbia në Gjermani.
Sipas prokurorisë, paratë e fituara nga traifku i kokainës, ai i ka investuar përmes kompanisë së ndërtimit “Pinari” në disa komplekse dhe troje kryesisht në zonën e Selitës.
Gjykata vendosi sekuestrimin e 32 apartamenteve të Spahiut me sipërfaqë 3400 metër katrorë, tri njësi tregtare me sipërfaqe 230 metër katrorë, një vilë tre katëshe dhe disa garazhe.
Po ashtu u sekuestruan edhe dy sipërfaqe trojesh, përkatësisht 18 mijë dhe 5600 metër katrorë.



