Reduktimi i urbanëve/ Stacionet mbushen me qytetarë, kaos në Tiranë

Reduktimi i urbanëve/ Stacionet mbushen me qytetarë, kaos në Tiranë

Stacionet e autobusëve në Tiranë janë mbushur me qytetarë që presin për të udhëtuar, ndërsa mjetet e transportit urban shfaqen të tejmbushura, duke vështirësuar lëvizjen normale në kryeqytet.

 

Kjo situatë vjen pas vendimit të shpallur nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban, sipas të cilit nga sot flota e autobusëve të shërbimit publik do të reduktohet me 40%. 

 

Shoqatat kanë argumentuar se ky hap është marrë si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe mungesës së masave nga ana e qeverisë për subvencionimin e sektorit.

 

Pamjet nga terreni tregojnë se vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi: qytetarë të shumtë presin në radhë të gjata në stacione, ndërsa autobusët që qarkullojnë janë të mbingarkuar, duke krijuar vonesa dhe vështirësi për të arritur në destinacionet e tyre.

 

Qytetarët shprehen të shqetësuar për situatën, duke kërkuar zgjidhje të shpejtë, ndërsa operatorët e transportit paralajmërojnë se pa ndërhyrje konkrete, situata mund të përkeqësohet edhe më tej në ditët në vijim.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy