Shpërngulja në Kenia, Kadilli: Si Shqipëria e viteve 2000, na bashkon natyra psiko-sociale

Shpërngulja në Kenia, Kadilli: Si Shqipëria e viteve 2000, na bashkon natyra psiko-sociale

I ftuar në emisionin Bilardo në MCN TV Fatbardh Kadfilli ka treguar për shpërnguljen e familjes së tij në Kenia ku është ndalur dhe te zhvillimet dhe dinamika që e karakterizon këtë vend.

Ai shprehet se krahasuar me vizitën e tij të parë gati 20 vite më herët Kenia ka ndryshuar shumë, duke e cilësuar si Shqipëria në viteve 2000, ndërsa thekson se me këtë popull kemi ngjashmëri sa i përket natyrës psiko-sociale.

Udhëtimi im këtu është rastësi që lidhet me familjen, bashkëshortja ime është emëruar drejtore rajonale e UNICEF për rajonin e Afrikës lindore dhe jugore dhe familja u shpërngul nga Kopenhagën ku ishte më përpara në Kenia, kështu që unë të njëjtat fluturime që i bëja dikur në drejtim të Danimarkës tani do i bëj për në Kenia. Sigurisht janë dy vende të pangjashëm nga një vend i konsoliduar si Danimarka vjen në Kenia që është një nga vendet në zhvillim të Afrikës ku ka dinamikë të madhe. Në 2001 kam udhëtuar në Kenia për herë të parë dhe kur e shoh tani shoh që ka një ndryshim, janë vende kaotike këto vende në zhvillim por me dinamikë.

I pyetur se sa larg dhe afër jemi ne si natyra social politike me atë popull, Kadilli u shpreh se ne nuk kemi qenë popull udhëtar, emigracioni në Shqipëri është i vonë dhe ka ndodhur gjithmonë përmes fqinjëve.

Ne kemi qenë të izoluar si kulturë dhe për fat të keq nuk e njohim në përgjithësi botën dhe aq më tepër Afrikën e cila ka shumë shtete dhe vendet si Shqipëria llogariten si shumë të vegjël. Popullata e Afrikës sot është dyfishuar në 20 vitet e fundit. Shumë shpejt do të kemi një kapital njerëzor. Ka një ngjashmëri interesante, përgjithësisht qytetërimet janë formatuar nga ndikimet fetare dhe dy besimet që ne kemi janë dhe këtu prandaj nga ana psiko-social janë shumë të ngjashme. Në përgjithësi Afrika lindore dhe jugore janë të dominuar nga Mbretëria Britanike, frankofone ajo perëndimore, ka ruajtur shumë nga pjesa e traditës vishen me ngjyra, dinamika, ndërsa lindore është futur më shumë në pjesën e ndikimit nga Britania.

Ai tha se aty është një republikë presidenciale por ka dhe parlamentin sigurisht por që presidenti është institucioni më i rëndësishëm.

Ka vazhduar linja statuko dhe ka gjithmonë një opozitë të majtë këtu dhe duhet thënë se ka një meritë të madhe në zhvillimin këtu. Kenia u shndërrua në një zonë shumë të mirë ekonomike për të gjithë ata që donin të vinin një këmbë në Afrikë dhe të shpërndaheshin. Këtu kanë kombet e bashkuara është një nga katër qendrat e kompanive të mëdha. Një kuriozitet, ambasada amerikane në Kenia është më e madhja që Amerika e ka në botë. Pesha e Kenia-s është goxha e madhe se ka ditur të jetë mikpritëse e projekteve zhvilluese.

Kenia nuk është te vendet më të pasura te pasuritë nëntokësore por kanë ditur të ndërtojnë raporte shumë të qëndrueshme dhe kanë qenë partner të denjë dhe kjo i ka bërë me influencë në të gjithë hapësirën si dhe stabiliteti politik është diçka tjetër. Turizmi ka qenë i përhapur që në vitet ‘80 dhe këto të gjitha janë gjëra që kanë ndikuar pozitivisht dhe nga një vend që unë e kujtoj 20 vite më përpara si shumë të varfër sot GDP është 60 % e ka kaluar nivelin ekonomik, është si Shqipëria e viteve 2000 le të themi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy