Chatboti i Instagramit me inteligjencë artificiale mashtrohet nga hakerët, u jep akses në llogaritë e përdoruesve të tjerë

Chatboti i Instagramit me inteligjencë artificiale mashtrohet nga hakerët, u jep akses në llogaritë e përdoruesve të tjerë

Instagram ka njoftuar se ka zgjidhur një problem sigurie që lejoi hakerët të mashtronin chatbot-in e tij të mbështetjes me inteligjencë artificiale, duke fituar akses në llogaritë e përdoruesve të tjerë, bën të ditur BBC.

 

Sipas pretendimeve të publikuara në pamje ekrani dhe video të shpërndara në rrjetet sociale, chatbot-i i Instagramit u mundësoi sulmuesve të merrnin kontrollin e llogarive gjatë ditëve të fundit. 

Hakerët thuhet se arrinin të ndryshonin fjalëkalimet e llogarive të tjera duke falsifikuar vendndodhjen e tyre dhe më pas duke i kërkuar sistemit të inteligjencës artificiale të ndryshonte adresën e emailit të lidhur me llogarinë.

“Ky problem është zgjidhur dhe ne po sigurojmë llogaritë e prekura”, deklaroi zëdhënësi i Meta-s, Andy Stone, përmes një postimi në platformën X.

 

Në një reagim tjetër, Stone hodhi poshtë pretendimet se dobësia ishte përdorur për të hakuar llogari të liderëve botërorë, duke i cilësuar ato si “krejtësisht të rreme”.

 

Megjithatë, portali i teknologjisë 404 Media raportoi se publikimi i informacioneve mbi këtë dobësi përkoi me një seri komprometimesh të llogarive me profil të lartë në Instagram, përfshirë një llogari të verifikuar të përdorur nga Barack Obama gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë. Sipas raportimeve, llogaria publikoi përmbajtje pro-Iranit përpara se të rikuperohej.

 

Ende nuk dihet numri i saktë i llogarive të prekura nga kjo dobësi. Mes personave që pretenduan se ishin viktima ishte edhe studiuesja e sigurisë kibernetike dhe ish-punonjësja e Meta-s, Jane Manchun Wong.

 

Në një postim në X, Wong deklaroi se fjalëkalimi i saj në Instagram ishte ndryshuar pa dijeninë e saj dhe se kishte marrë gjatë gjithë ditës tentativa të shumta për rivendosjen e fjalëkalimit.

 

Incidenti ka rikthyer shqetësimet mbi sigurinë e sistemeve të inteligjencës artificiale dhe ndikimin e tyre në mbrojtjen e të dhënave personale. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se si sulmuesit përdornin një rrjet privat virtual (VPN) për të simuluar vendndodhjen e vërtetë të pronarit të llogarisë. 

Më pas, përmes asistentit Meta AI, ata kërkonin lidhjen e një adrese të re emaili me llogarinë dhe dërgimin e një kodi verifikimi.

 

Sipas demonstrimeve të publikuara, chatbot-i e pranonte kërkesën, duke dërguar kodin në adresën e emailit të sulmuesit. 

Pas verifikimit, sistemi dërgonte një lidhje për ndryshimin e fjalëkalimit, duke i mundësuar hakerit të merrte kontrollin e llogarisë.

 

Ndërkohë, disa përdorues kanë kritikuar mungesën e mbështetjes njerëzore nga Meta në raste të tilla. Një përdorues në X shkroi se nuk kishte arritur të kontaktonte asnjë përfaqësues të kompanisë pasi llogaria e tij ishte hakuar.

Meta është përballur vazhdimisht me kritika për mënyrën se si trajton rastet e llogarive të hakuara ose të pezulluara gabimisht. 

Javën e kaluar, një organ i pavarur që shqyrton mosmarrëveshjet e përdoruesve të rrjeteve sociale në Bashkimin Evropian deklaroi se Meta rrallëherë u përgjigjet rasteve të tilla.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy