Kujdes me fotot që mbani në telefon, pajisjet “Samsung” po ua dërgojnë të tjerëve

Kujdes me fotot që mbani në telefon, pajisjet “Samsung” po ua dërgojnë të tjerëve

Smartfonët “Samsung” po dërgojnë foto te persona që ndodhen në listën e kontakteve, pa dijeninë e përdoruesve. Kompania thotë se po kryen verifikime pas këtyre raportimeve dhe dyshon se shkaku mund të jetë një përditësim i shërbimit të mesazheve, Samsung Messages.

Ajo që është më shqetësuese është fakti se kjo procedurë ndodh pa dijeninë e përdoruesit të smartfonit, në të cilin nuk mbeten as gjurmë. Konkretisht, fotot dërgohen te të tjerë, por në sektorin “Të dërguara” nuk shfaqet asgjë. E vetmja mënyrë nëpërmjet të cilës përdoruesi mund ta marrë vesh se foto të tij janë dërguar te dikush tjetër është nëse marrësi kthen përgjigje.

Përdorues të pajisjeve Galaxy S9, S9+ dhe Note 8 po ankohen në “Reddit” për këtë fenomen, duke përdorur edhe pak ironi: “A i shesin S9-at së bashku me një avokat divorci?”.

Përdoruesit e shqetësuar thonë se kompania duhet të garantojë që shërbimi Samsung Messages të mos akses në galerinë e fotove të telefonit.

Në një deklaratë, kompania tha: "Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet në lidhje me këtë çështje dhe ekipet tona teknike janë punuar për ta zgjidhur. Konsumatorët e shqetësuar janë të inkurajuar të na kontaktojnë " 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy