Trump përballet me akuza penale për keqpërdorim dokumentesh të klasifikuara

Trump përballet me akuza penale për keqpërdorim dokumentesh të klasifikuara

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është akuzuar për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Florida, duke nxitur një ndjekje penale federale që është ndoshta më e rrezikshmja nga kërcënimet e shumta ligjore kundër tij, ndërsa Trump kërkon të rimarrë Shtëpinë e Bardhë. Ai përballet me 7 akuza, përfshirë mbajtjen e paautorizuar të dosjeve të klasifikuara. Akuzat nuk janë bërë ende publike. Çështja penale, e sjellë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përbën një tjetër pengesë ligjore për Trumpin, ndërsa kërkon të rifitojë presidencën amerikane vitin e ardhshëm. Ai tashmë përballet me një çështje penale në Nju Jork që do të shkojë në gjyq në mars. Trump tha në mediat sociale se ai ishte thirrur për t’u paraqitur në gjykatën federale në Maiami të martën. “Jam i pafajshëm”, shkroi ish presidenti amerikan në platformën e tij Truth Social. Ekspertët ligjorë thonë se aktakuza nuk do të kufizojë mundësinë e Trump për të kandiduar sërish për presidencën. Ai vuri në dukje se Trump mund të vazhdojë të kandidojë për postin edhe nëse dënohet në rastin e dokumenteve.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy