Pas më shumë se dy vitesh pritje për aktet nënligjore, qeveria ka miratuar vendimin që përcakton rregullat teknike për funksionimin e basteve sportive online në Shqipëri.
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi, thotë se janë dhe shtatë akte të tjera sekondare që nuk janë gati dhe nuk janë nxjerrë.
Rregullinmi i këtij tregu që u mbyll brutalisht nga qeveria, është dëshmia se bëhet një ndryshim ligjor, por nuk është funksional. Vazhdon funksionon nën kontrollin e rrjeteve kriminale. Do të doja të ishin shpallur për zbatim dhe aktet e tjera.
Ky është një biznes që funksionon kudo në botë dhe rregullimet janë individuale sipas vendeve të ndryshme. Këto para duhet të jenë subjekt i transparencës dhe vjeljes së taksave. Nuk ka asgjë të veçantë përveç vullnetit për ta rregulluar deri në fund këtë treg.
Tashmë zhvillimet e teknologjisë dhe inovacionit japin mundësi për ta monitoruar deri në fund këtë treg.
Të shpresojmë se do të hidhen hapa të tjerë që janë akoma mangët dhe ky treg të jetë legjitim, të parandalohet pastrimi i parave dhe përfshirja e politikanëve të tjerë, si një instrument ku xhirohen shuma të mëdha parash.



