
Të bëhesh viral në rrjetet sociale me një propozim për martesë gjatë ditëlindjes është një surprizë e veçantë që do të kujtohet për një kohë të gjatë.
Këtë e dëshmoi edhe çifti i dashuruar, Sara Lleshi dhe Niko Nasto, në studion e programit të mëngjesit "Zgjohu me MCN".
Niko ndau me të ftuarit në program se si kishte organizuar këtë propozim të papritur.
Ai tha se përgatitjet kishin nisur një muaj më parë, duke u munduar që të mbante gjithçka të fshehtë, ndërsa Sara nuk kishte asnjë ide për surprizën që po e priste.
Nuk jam tipi që bëj shumë plane ose surpriza, por kjo e meritonte Sara.
Kisha një muaj që po përgatisja gjithçka, dhe e dinin të gjithë, përveç Sarës. Ajo mendonte se thjesht do të frynte qirinjtë, ndërkohë që unë kisha përgatitur këngën dhe unazën e cila kishte dy muaj që flinte nën jastëk dhe nuk dinte asgjë.
Ishim të gjithë shumë të shqetësuar, por gjithçka doli më mirë se sa e prisnim.
Propozimi i Niko-s, i shoqëruar me një këngë dhe një atmosferë të mbushur me dashuri, ishte një moment i paharrueshëm për Sarën.
Unë e dija vetëm që do të fryja qirinjtë. Në ato momente, nuk dija asgjë tjetër.
Kisha kohë që e ngacmoja Nikon për një surprizë propozim, por ai gjithmonë më thoshte se nuk do të bënte asgjë.
Më tha që të harroja çdo gjë, sepse vetëm do të fryja qirinjtë dhe ai nuk kishte plane të tjera. Por kur pashë që të gjithë po këndonin këngë e tij, unë mbeta e habitur se nga e dinin ata këtë këngë, pasi unë i di të gjitha këngët e Nikos, dhe aty u shokova.



