Dhjetëra të huaj dhe shtetas me dy kombësi u larguan nga Rripi i Gazës për në Egjipt të mërkurën përmes pikës kufitare Rafah, e hapur për herë të parë për njerëzit në ditën e 26-të të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.
Kështu raporton agjencia AFP.
Ata u autorizuan të hynin në terminal rreth orës 07:45 pasi autoritetet egjiptiane njoftuan hapjen e jashtëzakonshme për të lejuar kalimin e afro 90 palestinezëve të plagosur dhe rreth 450 shtetasve me dy kombësi.



