“Gjykata Kushtetuese të çlirojë sa më parë Ligjin për Vetingun e Gjykatësve e Prokurorëve dhe të nisë puna për zbatimin e tij”. Kështu shprehet kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale lidhur me avancimin e Shqipërisë në procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.
“Shqipëria vend i respektuar për reformat dhe i mirëpritur në tryezën e negociatave për anëtarësim (Gjykata Kushtetuese të çlirojë sa më parë Ligjin për Vetingun e Gjykatësve e Prokurorëve dhe të nisë puna për zbatimin e tij)”, shkruan Rama.
Vënia në zbatim e reformës në drejtësi është kushti kryesor në rekomandimin e KE për hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Por ligji i vetingut, një ndër më të debatuarit e reformës në drejtësi, është ankimuar nga PD-ja në Gjykatën Kushtetuese pak ditë pas miratimit vetëm me votat e maxhorancës në Kuvend.



