
Shkencëtarët gjermanë dhe ata amerikanë krijuan një test të thjeshtë të gjakut, i cili për herë të parë zbulon shenjat e dëmtimit të trurit të shkaktuara nga sëmundja e Alzheimerit para se simptomat e saj, siç është humbja e kujtesës,të bëhen të dukshme.
Edhe pse është ende herët, shkencëtarët kanë thënë se një ditë ndoshta do të jetë e mundur të zbulohet dëmtimi i trurit jo vetëm për shkak të Alzheimerit, por edhe sëmundjeve të tjera neurodegjenerative si skleroza dhe infrakti.Testi zbulon një proteinë (neurofibrile) që është një element strukturor i skeletit të brendshëm të neuroneve.
Kur neuronet shkatërrohen, proteina rrjedh në lëngun cerebrospinal dhe nga atje hyn në qarkullimin e gjakut, kështu që mund të matet si një biomarker. Zbulimi i niveleve të larta të gjakut të kësaj proteine nga testimi i gjakut është një tregues i qartë i ekzistencës së efekteve toksike në tru, edhe nëse nuk ka simptoma.
Zbulimi i neurodegjenerimit mund të bëhet deri në 16 vjet para se simptomat të nisin të shfaqen. Megjithëse testi jep shumë shpresa, problemi i tij kryesor është se nuk është mjaft i saktë pasi proteina që zbulon në gjak nuk mund të jetë vetëm për shkak të sëmundjes Alzheimer, por edhe për sëmundjet e tjera neurodegjenerative. Mjekët shpjeguan se në çdo rast " testi tregon me saktësi rrjedhën e sëmundjes Alzheimer dhe për këtë arsye është një mjet i fuqishëm për të kërkuar trajtime të reja për sëmundjen përmes sprovave klinike".



