Serbia refuzon që Cakaj të shpallet “qytetar nderi” i Bujanocit/ Ramadani: Cakaj mbetet i nderuar për ne

Serbia refuzon që Cakaj të shpallet “qytetar nderi” i Bujanocit/ Ramadani: Cakaj mbetet i nderuar për ne

Qeveria e Serbisë përmes Ministrisë së Administratës shtetërore dhe Pushtetit Lokal ka refuzuar propozimin e Kuvendit komunal të Bujanocit që ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i kësaj komune.

Ministrja Marija Obradoviç dje në seancën e Kuvendit të Serbisë ka treguar se e ka nënshkruar vendimin për refuzimin e kërkesës.

Sipas saj, një person që paraqitet hapur kundër Serbisë, nuk mund të jetë një qytetar nderi në një nga komunat në vend.

Kuvendi Komunal në Bujanoc më 17 nëntor të këtij shpalli “Qytetar Nderi të Bujanocit” Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj

Ndërkohë, nëpërmjet një letre publike drejtuar Ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, bën me dije se pavarësisht vendimit të ministres së Administratës dhe Vetadministrimit lokal, kryediplomati Cakaj do të mbetet “Qytetar nderi” i Komunës së Bujanocit.

Siç thekson Ramadani në letrën e tij, angazhimet e Ministrit Cakaj kanë nderuar secilin nga qytetarët e Komunës së Bujanocit pa dallim feje, race dhe etnie.

“Duke kontribuar me demokratizimin e politikës proaktive e proeuropiane, Gent Cakaj do të vazhdojë të jetë shembull i krijimit të hapësirave të komunikimit dhe bashkërendimit”, u shpreh Ramadani.

Sipas Ramadanit, arsyetimi i ministres Obradoviç për mos dhënien e pëlqimit ndaj propozim vendimit për shpalljen “Qytetar nderi” të Kreut të Diplomacisë Gent Cakaj, nuk flasin për të apo për komunën e Bujanocit, por pikërisht për vetë ministren dhe qeverinë që i takon ajo.

“I dashur mik i vyeshëm i Komunës së Bujanoc Gent Cakaj, Komuna e Bujanocit të ka shpallur qytetar nderi pavarësisht refuzimit të ministres Obradoviç për dhënien e pëlqimit. Mik i yni Gent, ne të mbajmë të nderuar ashtu siç e do zakoni”, përfundoi Ramadani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy