Ish-princesha e Katarit gjendet e pajetë në Spanjë/ Mister mbi vdekjen e saj

Ish-princesha e Katarit gjendet e pajetë në Spanjë/ Mister mbi vdekjen e saj

Mister në Spanjë! Gjendet e vdekur në banesën e saj në Marbella, Kasia Gallanio, ish-princesha e Katarit.

Gruaja e moshës 46-vjeçare, ish-gruaja e Abdelaziz bin Khalifa Al-Thani, xhaxhait të emirit të Katarit, u gjet pa jetë të dielën e kaluar, mirëpo lajmi po qarkullon vetëm orëve të fundit.

Në pritje të autopsisë, një nga hipotezat lidhur me shkaqet e vdekjes është konsumimi i disa substancave të dëmshme.

Pas ndarjes nga i shoqi, Gallanio, me shtetësi të dyfishtë polake dhe amerikane, kishte nisur një betejë të gjatë ligjore në lidhje me kujdestarinë e tre vajzave të saj të mitura.

Mirëpo ankesat e gruas u hodhën poshtë nga një gjykatë franceze disa ditë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy