
Konstitucionalisti Jordan Daci tha përmës një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se vendimi për lirimin e Berishës e testoi sistemin e drejtësisë deri në maksimumin e mundshëm.
Sipas Dacit, me vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak ka përfituar sistemi i drejtësisë.
Është një vendim që më mirë vonë sesa kurrë. Ishte një vendim i cili në një farë mënyre testoi sistemin deri në maksimumin e mundshëm. Gjykata rezistoi gjatë kundrejt edhe presionit apo dhe kërkesave të prokurorisë. Tashmë çështja është në gjykim, ka marrë drejt procedural të pakthyeshëm. Të gjithë elementët që kërkon ekzistenca e një masë sigurie nuk ekzistojnë më gjykata mori këtë vendim.
Një variant tjetër është gjykata mori këtë vendim për t’i paraprirë një vendimi të dukshëm dhe të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese që do ta konsideronte joproporcionale vendimin, pra jo të drejtë.
Askush, ka përfituar sistemi i drejtësisë. Drejtësia ka përfituar, Berisha përfituar tërthorazi. Berisha në dorë e kishte të mos ishte në atë gjendje, por ai e bëri për parimin që ai mendoi se është i drejtë dhe për mua ka qenë i drejtë në raport që Kuvendi do duhet të ishte shprehur për masën.
Sipas Dacit, edhe pse Prokuroria ka të drejtë të bëjë ankim ndaj këtij vendimi, nuk ka më asnjë bazë.
Prokuroria për mendimin tim ka të drejtë të bëjë ankim, për mua nuk ka asnjë bazë që të bëjë ankim.



