Aksioni për arrestimin e Erjon Llapushit/ Bregu: E vështirë ta kapësh se ka shumë njohje, dikush e ka lajmëruar (VIDEO)

Aksioni për arrestimin e Erjon Llapushit/ Bregu: E vështirë ta kapësh se ka shumë njohje, dikush e ka lajmëruar (VIDEO)

Forca të shumta të Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe reparti i Posaçëm RENEA kanë bastisur qytetin e Pogradecit në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje. Kontrollet janë ushtruar në dhjetëra  ambiente, mes tyre edhe banesën e të kërkuarit Erjon Llapushi, i cili nuk u gjet në banesë.

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se arrestimi i Erjon Llapushit është i vështirë, pasi ky personazh ka njohje të shumta. Sipas Bregut, dikush e ka lajmëruar pasi informacionet për vendndodhjen e tij kanë qenë të sakta.

Më tej, Bregu tha se Llapushi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndonëse aktualisht nuk ka një organizatë të mirëfilltë kriminale.

Është përmbyllur sepse nuk arritën dot ta kapnin. Pavarësisht se në pamje të parë duket sikur është një klient që vrau një kamarier, për ata ngjarje që është njohur, nuk është vetëm kaq. Është person me rrezikshmëri të lartë për jetën e njerëzve, prandaj jo më kot, pavarësisht se nuk akuzohet për krim të organizuar apo për ndonjë krim tjetër që do e merrte SPAK nën hetim, deri më tani ka qenë në listën e 5-të më të kërkuarave, aktualisht është i dyti se 3 të tjerët janë arrestuar. Këtë listë e kryeson Ibrahim Lici. LLapushi mbetet ndër personat më të kërkuar. Janë harxhuar qindra orë pune për arrestimin e tij. Konsiderohet i rrezikshëm për personat e tjerë që ai i piketon. Është i dhunshëm nuk e ka problem t’i godasë qoftë fizikisht. Ka aktivitet kriminal, por jo në fushën e narkotikëve.

Aktiviteti i tij është përqendruar në Pogradec. Është nga një fshat i njohur për individë me problematika të caktuara. Ka fuqi në rrethin e Pogradecit se gjithmonë ia ka dalë të dënohet pak. Ka tentativa vrasjeje, por vrasje tjetër nuk ka të deklaruar. Është grup i dhunshëm shumë në Pogradec, shantazhon, krijon probleme për komunitetin. Nuk ka një organizatë kriminale mirëfilli. Është thjesht personazh me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Është e vështirë të kapësh për shkak të njohjeve që ai ka. Ka njohje të shumta, kam përshtypjen që sot është lajmëruar. Nuk doja të nxitoja dhe të flisja për dekonspirim. Por fakti që RENEA, nuk është hera e parë që RENEA  shkon për ta kërkuar pasi informacioni ka qenë aty ka qenë i saktë. Dikush e lajmëruar, ose një polic, ose një vrojtues. Gjithmonë lënë vrojtues. Kur je i kërkuar dhe mbi të gjitha, ndër 5 më të kërkuarit dhe ti do t’i shmangësh mund të ketë dhe informatorë të tjerë që janë vendosur në pika strategjike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy