Xhadat/ Prostitucion në qendër të Tiranës, seks në lulishten pas Muzeut (VIDEO)

Xhadat/ Prostitucion në qendër të Tiranës, seks në lulishten pas Muzeut (VIDEO)

Edhe pse prostitucioni dënohet me ligj në Republikën e Shqipërisë sepse konsiderohet vepër penale kjo gjë nuk i ndalon vajzat të cilat ofrojnë shërbime seksuale në favor të shumave të caktuar ta kryejnë këtë në zemër të Tiranës. Lulishtja pas Muzeut Historik Kombëtar ofron terren të përshtatshëm që prostitutat dhe klientët e tyre të kryejnë këtë aktivitet. Seksi në këmbim të parave ofrohet midis shkurreve e pemëve të lulishtes pas Muzeut.

Çmimet që ofrohen shkojnë deri në 50 mijë lekë ora. Përveç shërbimeve që ofrohen në natyrë pasi bie errësira, prostitutat deklarojnë se shkojnë edhe në një hotel që ndodhet aty pranë. Pak metra larg prostitutave ndodhej edhe policia e cila patrullonte në këmbë. "Xhadat" ndoqi lëvizjet e njërit prej efektivëve të policisë i cili u fut në pjesën e lulishtes ku ndodheshin prostitutat, duke kontrolluar herë pas here me kokën pas, nëse dikush e ndiqte.

Përveç qendrës së Tiranës edhe në Urën e Dajlanit në Durrës kryhet i njëjti aktivitet në mënyrë të hapur. Gazetarët e "Xhadave" të infiltruar si klientë, bashkëbiseduan me një prostitutë dhe nje trans, duke zbuluar çmimet dhe vendet ku e ofrojnë këtë shërbim. Pavarësisht se në dy nga qytetet më të populluara të vendin prostitucioni kryhet hapur duke i bërë karshillëk policisë, kjo e fundit sa për statistikë mjaftohet me ndonjë aksion nëpër qendrat e masazheve apo online.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy