
Gazetari i showbizit Elton Tozaj ishte këtë mëngjes i ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, ku solli për publikun disa nga zhvillimet më pikante të botës së VIP-ave shqiptarë.
Ai ndau me ndjekësit disa prej “përfoljeve” më të mëdha të momentit, përfshirë krizat, ndarjet dhe marrëdhëniet e disa çifteve, që kanë ngjallur debat në rrjete sociale.
Që kur Adrola doli dhe tha se ‘showbiz-i është kthyer në bordello’, bëhet nami, kjo deklaratë ishte një reagim i fortë ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar për të kohët e fundit.
Gjatë verës emri i saj është përmendur në disa lista që qarkullonin në media, dhe që ishte e padrejtë.
Më erdhi keq për mënyrën si u përfol. Njerëzit kuptojnë gabimet vetëm kur u vjen ‘veza në kokë’.Një tjetër çift që ka qenë në qendër të vëmendjes është Bora Zemani dhe Donald Veshaj.
Mungesa e fotove të përbashkëta dhe distanca që vihet re publikisht kanë ngjallur dyshime për një krizë në marrëdhënien e tyre.Flitet për një ftohje mes tyre, por asgjë nuk është konfirmuar. Megjithatë, heshtja e gjatë lë vend për hamendësime.
Një tjetër emër i përfolur është Elgiti, për të cilin qarkullojnë zëra për një marrëdhënie të ftohtë me partneren Klea Huta.
Thuhet se Elgiti është përfshirë në një histori tjetër. Madje, gjatë verës, është përfolur se ka kaluar kohë midis Lushnjës, Jugut dhe Tiranës. Shpresoj që këto lajme të mos jenë të vërteta.
Pastaj është fejesa e Princ Lekës me Blerta Haxhia, që, ndonëse private, është kthyer në një nga temat më të diskutuara të muajit.
Kemi parë shumë fejesa private, por kjo ishte më publike se kurrë.
Një tjetër situatë që ka ngjallur interes është ajo mes Dojna Memës dhe Kiara Titos.
U përfol për një debat mes tyre. Nuk besoj se Kiara ka inate personale me Dojnën, por në atë rast Dojna kërkoi pak më shumë vëmendje në program.
Mungesa e postimeve të përbashkëta mes Sarah Berishës dhe PM ka ngjallur zëra për ndarje.
Nuk do të thotë që nëse dikush përdor rrjetet për biznes dhe jo për të treguar jetën private, marrëdhënia ka mbaruar. Kjo është thjesht mënyrë menaxhimi.
Një tjetër çift që ka qenë në qendër të vëmendjes është ai i Gertës dhe Enadës.
Prej kohësh dihej që ai kishte një lidhje tjetër. Marrëdhënia mes tyre ishte më shumë profesionale sesa personalePastaj kanë qarkulluar edhe lajmet pas eventit në festën e Top Channel, ku Sara Hoxha dhe Ledion Liço thuhet se kanë marrë pjesë veç e veç.
Nuk besoj se është e vërtetë që janë ndarë. Thjesht kanë preferuar të mos ekspozohen publikisht.



