Është mbyllur në barazim pa gola, pjesa e parë në sfidën mes Kastriotit dhe Flamurtarit, e vlefshme për javën e tretë në Kategorinë e Parë.
Pjesë e parë e qetë dhe me raste të pakta për shënim nga të dyja ekipet, që u shfaqën të kujdesshme.
Ndeshja transmetohet live dhe ekskluzivisht në MCN 24. Paralelisht luhen edhe tre ndeshje të tjera në Kategorinë e Parë.
Rezultatet e pjesëve të para:
Kastrioti-Flamurtari 0-0
Apolonia-Besa 0-1
Bylis-Tomori 0-1
Luzi-Korabi 0-0



