E ashtuquajtura formula e paqes e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është e pazbatueshme, këtë e dinë të gjithë.
Kështu tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duke folur në në Asamblenë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Tass.
Nga ana tjetër, gjenerali ukrainas Oleksandr Tarnavsky i cili drejton operacionin në vijën e frontit jugor të Kievit tha se dimri nuk do ta ngadalësojë kundërsulmin.
“Moti mund të jetë një pengesë serioze gjatë avancimit, por duke marrë parasysh se si ne lëvizim, kryesisht pa automjete, nuk mendoj se do të ndikojë shumë në kundërsulm", tha Tarnavsky, duke theksuar se përparimi më i madh nuk ka ardhur ende.



