Drama e Manaus-it në Brazil, mjekët bëjnë apel: Na ndihmoni, nuk kemi oksigjen

Drama e Manaus-it në Brazil, mjekët bëjnë apel: Na ndihmoni, nuk kemi oksigjen

"Oksigjeni ka mbaruar, shumë njerëz po vdesin. Ju lutemi na ndihmoni. Nëse dikush ka një bombul oksigjeni, dërgojeni në spitalin tonë". Në një video që po bën xhiron e mediave sociale, një punonjëse spitali në Manaus, kryeqyteti i shtetit të Amazonës, bën një apel të dëshpëruar. Me mbi 1100 vdekje dhe pothuajse 68 000 raste të reja në një ditë të vetme, Brazili është sërish në darën e pandemisë: spitalet pa oksigjen janë drejt kolapsit dhe mjekët e infermierët nuk dinë më se si t’i ndihmojnë të sëmurët. Në disa zona, si Manaus, kujdesi shëndetësor është në prag të kolapsit.

Një raportim në gazetën "Folha de Sao Paulo", i cituar nga BBC, përshkruan ankthin e personelit të kujdesit shëndetësor, të detyruar të mbajnë gjallë pacientët e tyre përmes ventilimit manual. Mjekët e qytetit, të cituar nga media lokale, paralajmëruan se "shumë njerëz" mund të vdisnin nga mungesa e furnizimeve dhe ndihmës. Brazili ka regjistruar më shumë se 205 000 vdekje nga virusi që nga fillimi i pandemisë, duke u bërë shteti i dytë pas SHBA për numrin e të vdekurve. Rajoni i Amazonës pësoi humbje të mëdha në valën e parë të pandemisë. E njëjta situatë po përsëritet. Kontejnerë me frigoriferë janë dërguar në spitale javën e kaluar për të ndihmuar në ruajtjen e trupave dhe autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Jessem Orellana, nga instituti i kërkimit shkencor Fiocruz-Amazonia, i tha agjencisë së lajmeve AFP se disa spitaleve në Manaus "u mungon oksigjeni" dhe disa qendra janë bërë "një lloj dhome mbytëse" për pacientët.

Guvernatori i Amazonës, Wilson Lima, tha se vendi është në "momentin më kritik të pandemisë" dhe njoftoi se nisjne e karantinës. Shtetit do t'i duhej trefishi i sasisë së oksigjenit që mund të prodhojë vetë dhe në këto kushte është detyruar të kërkojë ndihmë. Zyrtarët shëndetësorë thonë se disa pacientë do të transferohen në shtete të tjera për t'u trajtuar në kujdesin intensiv, raporton Reuters. Por frika është se me transferimin e të sëmurëve, varianti i ri I Covid-19, që e ka origjinën pikërisht aty dhe është edhe më ngjitës, do të përhapet në të gjithë vendin. Dje, Britania e Madhe ndaloi udhëtimin në pjesën më të madhe të Amerikës Latine, Portugalisë dhe Kepit të Verdës, pasi disa udhëtarë nga rajoni i Amazonës arritën në Japoni me variantin e ri të koronavirusit, i riemëruar "agjenti brazilian". / La Repubblica.it /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy