Romët, thirrje para Kryeministrisë në ditën e tyre (VIDEO)

Romët, thirrje para Kryeministrisë në ditën e tyre (VIDEO)

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, organizatat e shoqërisë civile rome kanë dalë me një thirrje të përbashkët përpara Kryeministrisë, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, institucioneve qeveritare qendrore dhe vendore, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare që punojnë për të drejtat e njeriut, partive politike dhe medias. Sipas tyre, pavarësisht zhvillimeve pozitive në përmirësimin e legjislacionit dhe hartimin e politikave favorizuese për romët, zbatimi i tyre mbetet akoma sfidë e madhe, veçanërisht në nivel vendor.

Dita Ndërkombëtare e Romëve shënohet për të festuar kulturën rome dhe për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e romëve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut me të cilat popullsia rome ende përballet në mbarë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy