Beleri në KQZ, Suli: Pritshmëritë janë për heqjen e mandatit, beteja deri në Strasburg (VIDEO)

Beleri në KQZ, Suli: Pritshmëritë janë për heqjen e mandatit, beteja deri në Strasburg (VIDEO)

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, thotë se në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, deklaroi se është e pritshme heqja e mandatit.

Duke folur për MCN Live lidhur me praninë e Belerit në mbledhjen e KQZ, Suli tha se mjaftonte ky gjest para një viti që të plotësohej vullneti i himariotëve, duke shtuar se është e thjeshtë ta shoqërosh kur do t’i marrësh mandatin dhe e pamundur ta shoqërosh për tu betuar.

Drupal Ad

Pritshmëritë janë më se të ditura, është vullneti politik i shumicës, 99% mendoj se do i heqin mandatin, edhe pse KQZ nuk mund të merret me kryetarët e bashkive.

Me kryetarët e bashkive merret Këshilli i Ministrave, se zoti Celibashi merret me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe me asgjë tjetër.

Të gjitha shanset janë që në Himarë të ketë zgjedhe të parakohshme, kandidati i mazhorancës prefekti i Vlorës, ndërsa ne jemi duke punuar për kandidatin, po e zgjedhim me sondazhe.

Fredi Belerit i kanë besuar shumica e himariotëve, është një zgjedhje politike fituese. Zotin Beleri nuk po e shkarkon KQZ, por po e detyron Edi Rama në shkelje të ligjit që ta bëjë.

Si eurodeputet do bëj jetën normale të eurodeputetit, i kanë ngelur diku tek tre muaj dhe të dalë në fund të shtatorit.

Do ketë zgjedhje të reja në Himarë, Beleri do jetë eurodeputet.

Beteja do vazhdojë deri në Strasburg, deri sa të provohet se mandati jonë i fituar është i vlefshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy