Masa të reja antiCovid/ Shtatë komuna të Kosovës në karantinë pas orës 19:00 (VIDEO)

Masa të reja antiCovid/ Shtatë komuna të Kosovës në karantinë pas orës 19:00 (VIDEO)

Qeveria e Kosovës mori sot vendim për masat e reja në gjithë territorin e vendit. Në komunat të cilat janë në zonën e kuqe, ku hyn edhe Prishtina, do të lejohet veprimtaria e operatorëve ekonomikë nga ora 5:00 e mëngjesit deri në orën 19:00.

Komunat në “zonën e kuqe” do të jenë: Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Peja, Gjakova, Gjilani dhe Ferizaj.

Hoti ka thënë se në komunat me rrezik të ulët janë të lejuara të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00.

“Në komunat që janë me rrezik të ulët kemi lejuar që operatorët ekonomikë të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 20:00; kemi rregulluar transportin publik me 50 për qind të kapaciteteve dhe qendrat tregtare dhe ato gastronomisë deri në ora 20:00”.

Komunat me rrezik të mesëm:“Shërbimet e gastronomisë nga ora 05:00 – deri në orën 18:00, po ashtu edhe qendrat tregtare punojnë me orar të njëjtë”.

Hoti ka thënë  se në komunat me rrezikun me të lartë nga ora 19:00 deri në ora 05:00 do të vendoset orë policore dhe hynë në fuqi të premten në orën 19:00.

“7 komuna janë me rrezik të lartë, duke pasur madhësinë e këtyre komunave, çfarë kemi bërë në këto komuna aktiviteti ekonomik zhvillohet deri në orën 19:00 me specifika. Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet dhe vendoset kufizim i plotë dhe nga ora 19:00 orë policore dhe ndalohet hyrje daljet deri në orën 17:00”, tha ai.

Kryeministri Hoti ka thënë se është marrë vendim që arsimi i lartë të kalojë në mësim online.

Hoti ka thënë se nëse një institucion nuk i zbaton masat do të ketë mbyllje për tre muaj.“Kjo situatë krahasohet vetëm me luftën. Është kohë lufte. Kërkojmë mirëkuptimin e secilit. Nuk mund ta mbyllin shtetin komplet pasi do të ishte fatale, por masat do të na çojnë për një javë në shifra më të mira”, ka thënë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy