Shkencëtarë nga 39 vende, letër OBSH-së: Rishikoni rekomandimet për shmangien e COVID-19

Shkencëtarë nga 39 vende, letër OBSH-së: Rishikoni rekomandimet për shmangien e COVID-19

Një grup prej 239 shkencëtarësh nga 39 vende pritet t’i dërgojnë një letër Organizatës Botërore të Shëndetit, me anë të së cilës do t’i kërkojnë të rishikojë rekomandimet për mënyrën se si shmanget infeksioni nga koronavirusi.

Shkencëtarët pohojnë se transmetimi i COVID-19 përmes ajrit është i mundur, që do të thotë se grimcat e këtij virusi mund të qëndrojnë në ajër dhe që njerëzit mund të infektohen kur i thithin ato.

Pozicioni i OBSH është që virusi përhapet kryesisht nga një person te tjetri përmes pikave të vogla nga hunda ose goja, të cilat dalin kur një person me COVID-19 kollitet, teshtit ose flet.

Sipas letrës, të cilës i referohet "New York Times", nëse virusi transmetohet përmes ajrit, pasojat për kontrollin e tij do të jenë të rëndësishme.

Siç është shpjeguar, masat e reja parandaluese do të përfshijnë mbajtjen e maskave ​​në ambiente të mbyllura, edhe nëse respektohen masat distancuese sociale dhe maska ​​të detyrueshme N96 për punonjësit e kujdesit shëndetësor që kujdesen për pacientët e infektuar.

Përveç kësaj, sipas New York Times, sistemet e ventilimit do të duhej të ndryshonin për të zvogëluar qarkullimin e ajrit.

New York Times shprehet se numri i fundit në rritje i viktimave të koronavirusit, pas rihapjes së kompanive dhe zyrave, "konfirmon gjithnjë e më shumë ato që kanë thënë shumë shkencëtarë përgjatë disa muajve: Virusi qëndron në ajër në mjediset e brendshme, duke infektuar ata që ndodhen aty".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy