Avokati Arben Llangozi foli në Mcn Live lidhur me videon e publikuar prej tij ku vëzhguesi i ONM Ciardi, shfaqej në intimitet në plazh me përkthyesen e tij. Llangozi e konsideroi këtë si “vetingu i turpit”, duke u shprehur se funksionari në fjalë duhet të jepte dorëheqjen. Llangozi vuri në dukje se një tjetër funksionar është bërë baba me një nga sekretaret e Vetingut.
"Është vetingu i turpit. Reforma në drejtësi ka filluar në 2013 dhe na i servirën si zgjidhje të sistemit të drejtësisë. Një ndër pikat kryesore ishte aksesi në drejtësi dhe të gjithë jemi dëshmitarë që vetëm akses në drejtësi s’kanë qytetarët, sepse për një periudhë kohe shumë të gjatë kanë mbetur pa gjykata. Kush janë personat që na i kanë bërë këtë reformë? Shumë ndërkombëtar që kanë ardhur, përveç pagave marramendëse 20 mijë euro në muaj, kanë gjetur edhe një vend ku mund të bëjnë çfarë të duan me stafin e tyre. Nuk po hyj në jetën personale, sepse personat në video janë funksionarë të reformës në drejtësi. Ky funksionari duhet të kishte dhënë dorëheqje dhe të ishte larguar nga vendi ynë për këtë arsye. Ka edhe një rast tjetër të një funksionari që ka patur raport me sekretaren dhe ka pasur edhe fëmijë me të. Një ka vdekur në tualet sepse kishte pirë viagra. Duhej një reformim, por nga brenda sistemit. Një ndërkombëtar tjetër është bërë baba me një nga sekretaret e Vetingut. Ai kishte patur lidhje me disa sekretare dhe i kishin vënë pseudonimin ‘matrapiku’. Një ndërkombëtar është kapur nga SHISH me një vlerë korrupsioni, kishte marrë 150 mijë euro për të kaluar një prokurore në Veting. Ku e ka njohur këtë sekretare apo përkthyese? E ka njohur në Veting dhe duhet të jepte dorëheqjen".



