
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare hera – herës deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore në veri.
Reshjet e shiut me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të bëhen prezente prej orëve të pasdites deri të mbrëmjes në malësitë e zonës së veriut.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 27 °C
në vendet e ulëta: 11 / 28 °C
në vendet malore: 8 / 20 °C



