Protestuesit djegin bunkerin para Ministrisë së Brendëshme

Protestuesit djegin bunkerin para Ministrisë së Brendëshme

Ka nisur në ora 11:00 protesta e opozitës para kryeministrisë. Në foltoren para godinës së qeverisë janë ngjitur drejtues të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të shtresave të ndryshme të shoqërisë, të cilët i janë bashkuar protestës së opozitës. Për  rreth një orë e gjysëm, ka vazhduar protesta para godinës së Kryeministrisë ku dhe ka pasur incidente të vogla siç ishte përplasja mes një grupi të vogël protestuesish dhe policisë.  

 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se mosbindja civile ka nisur dhe nuk do të ndalet deri kur të shporret qeveria Rama- Meta. Ai artikuloi sërish kërkesën për zgjedhje të parakohëshme dhe krijimine një qeverie teknike.  Më pas protestuesit janë drejtuar në sheshin para Ministrisë së Brendëshme ku dhe kanë djegur bunkerin e ndërtuar pak muaj më parë nga qeveria Rama. Protestuesit kanë hipur mbi bunker dhe kanë  thyer dritaret e ministrisë së Brendëshme dhe asaj të Transporteve.

 

Mes turmës janë shfaqur her pas here drejtuesit e opozitës, Basha e Berisha dhe deputetë të kësaj partie.  Situata ka vazhduar për më shumë se një orë e tensionuar ndërsa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy