
Analisti dhe gazetari Artur Zheji tha në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV se PS ka një strategji të qartë me të cilën analizon se si do të orientohet vota më 25 prill dhe në varësi të panoramës ndërmerr edhe hapa për ta ndryshuar atë orientim. Sipas Zhejit, një strategji e tillë u ndoq një vit më parë me protestën e studentëve, e cila u shua gradualisht.
Patronazhisti krijon një identikit të votuesit dhe e çon një shkalë më lart: ky është i vendosur, ky i lëkundur, ky tjetri me pak punë bëhet. Plotësohet skeda. Është qërim orizi. Prova gjenerale e kësaj skeme u vu në jetë me rastin e demonstratave të studentëve. Në momentin kur u alarmua kryeministri, u skeduan të gjithë studentët dhe u kërkua në rrënjë nga vinin. U shkuan shtëpi më shtëpi dhe u qanë hallet. Prandaj protesta shkoi duke u çarë gradualisht. Nëse ka frymë, kjo kursen bjerrjen e votës, por nuk krijon votë. Rasti më i famshëm është Uotergejti i presidentit Nikson.



