Anuela Ristani do të zëvendësojë Veliajn, Bejko: Kompetencë e Këshillit Bashkiak, Rama tregoi që është mbi të gjithë pushtetet (VIDEO)

Anuela Ristani do të zëvendësojë Veliajn, Bejko: Kompetencë e Këshillit Bashkiak, Rama tregoi që është mbi të gjithë pushtetet (VIDEO)

Anuela Ristani do të jetë ushtruese e detyrës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Pedagogu Roland Bejko tha në studion e MCN Tv se sot kjo detyrë i takonte vetëm Këshillit të Bashkisë, duke shtuar se sot Rama tregoi dhe një herë se që është mbi të gjitha pushtetet.

Po ashtu Bejko tha se arrestimi i Veliajt ishte i pritshëm dhe se Rama para disa ditësh u përpoq të intimidonte SPAK-un, por nuk ia doli.

Sot Rama ka bërë një shkelje tjetër, ka treguar që është mbi të gjithë pushtetet. Pushteti vendor është i ndarë nga pushteti qendror, kryeministri nuk ka asnjë kompetencë ekzekutive ndaj pushtetit vendor

Shkuarja e Ramës dy herë, sot në mëngjes dhe herën e dytë sot pasdite ishte gabim. Përcaktimi nga ana e tyre e njërës prej nënkryetareve  që do të ushtrojë kompetencat e kryetarin ,derisa të jepet verdikti për Erion Veliajn.  Kompetencën nuk e ka kryeministri, as vetë trupa e drejtuesve të bashkisë, pra nënkryetarët nuk mund të zgjedhin  apo të delegojnë kompetenca që nuk ua delegon ligji. Kompetencën e ka vetëm Këshilli i Bashkisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy