Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin e Vettingut

Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin e Vettingut

Gjykata Kushtetetuese rrëzoi të martën kërkesën e Kuvendit për heqjen e masës së pezullimit për ligjin e Vettingut. Kryetari i trupës gjyqësore, Bashkim Dedja tha se nga momenti i marrjes së vendimit e deri tani nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë.

Të pranishëm në seancë jane dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin dhe ambasadori i SHBA-së, Donald Lu.

Ndërkohë séanca po vijon me shqyrtimin në themel të kërkesës së Partisë Demokratike për shfuqizimin e këtij ligji.

***

Nis ne Gjykate Kushtetuese seanca e hapur e shqyrtimit të kërkesës së Partisë Demokratike për shpalljen antikushtetues të ligjit “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si ligji i Vettingut. Gjithashtu, ankimimi i opozitës, i depozituar më 5 tetor, kërkon dhe pezullimin e ligjit, deri në marrjen e një vendimi nga ana e Gjykatës.

Në séancën e sotme palët e interesuara, PD, Kuvendi dhe Unioni i Gjyqtarëve do të paraqesin argumentet ‘pro’ dhe ‘kundër’ ligjit në fjalë, i miratuar me 30 gusht ne parlament, vetëm me votat e maxhorancës.
Partia Demokratike përfaqësohet ne seance nga deputeti Oerd Bylykbashi dhe ekspertët ligjorë, Gazmend Bardhi dhe Ivi Kaso, ndërsa Kuvendi nga deputetët e maxhorances, Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi dhe Pandeli Majko, kurse Unioni i Gjyqtarëve nga Gerd Hoxha.

I pranishëm në këtë seancë të hapur të Kushtetueses është dhe ambasadori i SHBA-së, Donald Lu.

Në paraqitjen e argumenteve të tij, deputeti socialist Pandeli Majko kërkoi të hiqet masa e pezullimit të ligjit të Vettingut. “Nuk i dimë aresyet përse Gjykata e pezulloi Vettingun. Nuk ka dyshime serioze që ai bie ndesh me Kushtetutën”, tha Majko.

Ndërsa përfaqesuesi i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha u shpreh kunder heqjes se mases se pezullimit të ligjit, pasi me këtë shume gjykatës e prokurorë do te humbisnin punën.

Përfaqësuesi i PD, Gazmend Bardhi, kembenguli se qe “te mos hiqet masa e pezullimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy