Pak ditë më parë, në media u publikuan disa mesazhe të shëkmbyera mes vëllait të ministrit të LSI-së, Leonard Koka, dhe ministrit Ditmir Bushati. Në një intervistë për “Dritare”, Bushati i ka komentuar mesazhet që Koka i bëri publike.
“Unë mund të kem mesazhe të ndryshme, ndoshta s’kam të njëjtin presion apo intesitet që kanë një pjesë prej kolegëve të mij, që janë në një sektor më strategjik apo më tepër të ekspozuar përballë krimit të organizuar. Por mund tu garantoj se nuk është mesazhi i vetëm, ai mesazh që unë kam marrë dhe nuk më bën asnjë lloj përshtypje. Unë nuk e njoh këtë njeri dhe as do e njoh, deri në ditën e fundit që do të jem në politikë. Sepse unë shpresoj shumë që gjatë kontributit në jetën publike, do të bëj një detyrë edhe për ata që do të vijnë pas meje, edhe për fëmijët e mi, por edhe për fëmijët e të tjerëve”, tha Bushati.
