Akuzat për ndërhyrje kineze në zgjedhjet e fundit, Kanadaja nis hetimet

Akuzat për ndërhyrje kineze në zgjedhjet e fundit, Kanadaja nis hetimet

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi ditën e djeshme një paketë masash, duke përfshirë emërimin e një raportuesi special të pavarur, për të hedhur dritë mbi akuzat për ndërhyrje kineze  në dy zgjedhjet e fundit federale.

"Ky raportues, i cili do të emërohet në ditët në vijim, do të jetë përgjegjës për bërjen e rekomandimeve të ekspertëve për mbrojtjen e demokracisë sonë", tha Justin Trudeau, duke shtuar se kishte caktuar edhe dy komisione për të hetuar ndërhyrjet e huaja.

Ky njoftim vjen pasi partitë opozitare prej disa ditësh kërkojnë një hetim publik të pavarur për këtë çështje. Një nga detyrat e para të raportuesit të posaçëm do të jetë të këshillojë qeverinë për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrë, duke përfshirë një hetim të mundshëm publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy