Kasmi: Nëse shkruan për një vend, s’mund të mohohet Rilindja! Historinë e shkruajnë më mirë ata që njohin burimet

Kasmi: Nëse shkruan për një vend, s’mund të mohohet Rilindja! Historinë e shkruajnë më mirë ata që njohin burimet

Për librin “Histori e përmbledhur e Shqipërisë” të historianëve Oliver Schmitt dhe Bernd Fischer, historiani Marenglen Kasmi, ngre problem shfryrjen e figurës së Skënderbeut por edhe të Ali Pashës.

E njëjta gjë bëhet me pashallëqet! Ali Pasha, përsëri merr të njëjtën vëmendje dhe kategorizohet si hajdut që nëpërmjet një ushtrie arriti të krijojë një pashallëk.

Ka një lloj tendence, por vëmendja e librit fokusohet kryesisht mbi pjesën e identiteti fetar dhe lihen mënjanë gjithë zhvillimet e tjera.

Nëse shkruan për një vend, nuk mund të mohohet Rilindja shqiptare. Rilindja kombëtare është ushqimi kryesor për zgjimin kombëtar, pavarësinë etj.

Është proces që ka ndodhur dhe i qartë. Nuk mund të ballafaqohet historia në përballje fetare, myslimanët shiit jugu, veriu katolikët.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Kasmi deklaroi se, një historian i huaj që nuk njeh mentalitetin siç duhet, nuk shfrytëzon siç duhet burimet, nuk mund të shkruash për Skënderbeun apo momente të tjera.

Historinë e shkruajnë më mirë ata që njohin jo vetëm burimet, por është edhe çështje mentaliteti, hapësire, prejardhje etj.

Historia kërkon specialistët e periudhave të saj. Problem shumë i madh është mos referimi i autorëve vendas.

Për periudhën e Zogut ka një lloj glorifikimi për mënyrën e trajtimit. Për periudhën e komunizmit Fischer nuk ngurron të përmendë të gjitha aspektet.

Do kishte qenë shumë më mirë që ky libër të vinte në formën e plotë studimore, me gjithë referencat, që të ndaje mendimin e autorëve nga tezat e tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy