
Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka diskutuar këtë të hënë çështjen e menaxhimit të integruar të parkut të Butrintit ku kanë dhënë shpjegime edhe përfaqësues të AADF.
Elva Margariti, ministre e Kulturës kundërshtoi sërish “tezën” se Butrinti po jepet me koncesion dhe se qeveria shqiptare nuk do të ketë të drejta mbi këtë park.
Ndërkohë deputetja e PD Ina Zhupa hodhi akuza se ka patur konsultim fiktiv me ekspertët shqiptarë para se të realizohej marrëveshja për administrim me AADF.



