Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve, Begaj takim me krerët e partive të vogla (VIDEO)

Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve, Begaj takim me krerët e partive të vogla (VIDEO)

Presidenti Bajram Begaj ka nisur ditën e sotme konsultimet me përfaqësuesit e partive politike, për të caktuar datën e zgjedhjeve, ku ka pritur në takim drejtuesit e partive të vogla.

Gazetari Mariglen Kume raportoi për MCN Live, se Presidenti ka 9 muaj afat para përfundimit të mandatit të legjislaturës aktuale për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Presidenti sipas një praktike të mirë nis konsultimet me subjektet partiake për të vendosur datën e zgjedhjeve.

Ditën e sotme po zhvillon takim në zyrën e tij me partitë e vogla, kreun e republikanëve Fatmir Mediu, Agron Dukën, Vangjel Dulen dhe Dashamir Shehin.

Pritet që dhe Shpëtim Idrizi të marrë pjesë në diskutim, për të diskutuar me kreun e shtetit për datën e zgjedhjeve.

Ndërkohë nesër do të jetë takimi me përfaqësues të Partisë së Lirisë dhe ditën e hënë me përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të vendosur më pas datën e zgjedhjeve.

Data e zgjedhjeve përkon mes dy afateve, 15 prill me 15 maj dhe midis 15 shtatorit dhe 15 tetorit.

Nga burimet e mia, data e preferuar nga Partia Socialiste është 11 maji i vitit të ardhshëm, por mbetet për tu parë nëse do të ketë dakordësinë e partive të vogla.

Partia e Lirisë në konsultime do të përfaqësohet nga Tedi Blushi, ndërsa nga Partia Demokratike, pritet të jetë Oerd Bylykbashi, nënkryetari i PD për të diskutuar pasi të jetë konsultuar me kryetarin e partisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy