Rregulla të reja fiskale/ Tomorri: Borxhi publik do të arrijë në nivelin 80 përqind

Rregulla të reja fiskale/ Tomorri: Borxhi publik do të arrijë në nivelin 80 përqind

Qeveria me një akt normativ ka ndërhyrë në Ligjin Organik të Buxhetit duke vendosur rregulla të reja fiskale. Lidhur me këtë gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, në studion e lajmeve në TvT, tha se borxhi publik pretendohet që të arrihet në nivelin prej 80 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 65 përqind sa ishte vitin e kaluar.

“Rregulli fiksal ka për qillim që të mos lejoj qeverinë që të rrisi borxhin pa kufi, deri me sot, rregulli fiskal është miratuar në vitin 2016 dhe ky rregull thoshtë që borxhi publik në raport me borxhin kombëtar duhet të ulet nga viti në vit, pra shteti nuk duhet të marrë borxh përtej investimeve, atëherë do të thotë që po merr borxh për të mbajtur në këmbë administratën që nuk sjell fitime.  

Ky rregull ra për shkak të pandemisë, sepse në ndryshimet buxhetore, borxhi publik nuk do të jetë këtë vit më i ulët, por do të jetë më i frikshëm do të arrihet në nivelet 80 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, nga 65 përqind sa ka qenë vitin e kaluar".

Tomorri, thotë se tashmë ka lindur nevoja për vendosjen e një rregulli të ri fiskal.

 “Ka lindur nevoja për një rregul të ri, për të ndërhyrë në buxhet dhe për të ëmëruar një rregull fiskal, i cili do te hyj në fuqi mas viitn 2023, që do të thotë se deficiti primar i shtetit, nuk mund të jetë më i vogël sesa zero”.

Lidhur me faktin se sa i ka reduktuar qeveria shpenzimet buxhetore gjatë këtij, viti, Tomorri, sqaron se të njejtat përkundrazi janë rritur me 400 milionë euro më shumë, krahasuar me vitin e kaluar.

“Nuk ka pasur shkrutime buxhetore, përkundrazi ka ndodhur e kundërta, shpenzimet janë rritur me 400 milionë euro, krahasuar me planin fillestar të vitit të kaluar, sepse nga njëra anë u bën pagesat dhe pagat ose kompenzimet që u dhanë bizneseve, dhe nga ana tjetër janë rritur shpenzimet për shërbimet, kur bizneset dhe ekonomia janë të mbyllura nuk gjenerohen të hyra”.

Nga ana tjetër, gazetari i ekonomisë, në analizën e tij, përkitazi me faktin se bizneseve që janë gjobitur për shkak të vonesës së pagimit të kësteve paraprake të Tatim-Fitimit për tre-mujorin e parë të 2020 do t'u falen gjobat, thotë se bëhët fjalë për një mijë biznese të tilla.  

”Janë me pak se 1 mijë biznese që përfitojnë nga kjo falje, dhe mendoj që është një masë që duhet mirëpritur, sepse ato nuk do të kenë një gjobëe pa te drejtë për të paguar në Administratën Tatimore, përsa i përket vazhdimit të pagesën pas tre mujorit të parë, kjo masë është pezulluar, qeveria ka marrë disa vendime në seri, dmth, e ka shtyrë për vitin 2020, sipas kategorive, për disa kategori, disa në vjeshtën e këtij viti, disa në 2021”.

Për gazetarin ekonomik, ndërhyrjet në Kodin Penal në funksion të projektligjit për amnestinë fiskale, janë të nevojshme, në të kundërtën nuk ka amnesti. Lidhur me këtë Tomorri, pretendon se në këtë fazë, qeveria duhet të falë vetëm evazionin fiskal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy