Elidon Basha, 22 vjeç, mbeti i vrarë orët e vona të ditës së enjte në Fushë-Bulqizë, teksa kishte dalë bashkë me shokun e tij për gjueti. Në një njoftim zyrtar, Policia e Dibrës njoftoi se autor i dyshuar për vrasjen nga pakujdesia është shtetasi Klodian Kola, 27 vjeç.
27-vjeçari, sipas burimeve ka qenë personi që ka njoftuar për ngjarjen dhe ka tentuar t’i japë ndihmën e parë 22-vjeçarit. Por ky i fundit, si pasojë e plagëve që kishte marrë në trup dhe hemoragjisë së shumtë, nuk ka mundur të mbijetojë dot.
Fillimisht, Elidon Basha është dërguar me shenja jete në spitalin më të afërt të zonës, ku këta të fundit më pas kanë tentuar ta dërgojnë për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Por çdo veprim ishte i kotë, 22-vjeçari ndërroi jetë në ambulancë teksa transportohej në Tiranë.
Policia e Dibrës kanë bërë shoqërimin e 27-vjeçarit Klodian Kola, i cili edhe ka shpjeguar ngjarjen se si ndodhi. Sipas dëshmisë së tij në polici, dy të rinjtë kishin dalë bashkë për gjueti dhe kur kanë mbërritur në zonë, kanë filluar të qëllojnë edhe me armë gjahu. 27-vjeçari është shprehur se momentin e ngjarjes nuk kanë qenë afër me njëri-tjetrin, ndërsa nuk kishte vënë re drejtimin e lëvizjes së shokut të tij.
Ky që shikoni në foto është Elidon Basha, 22-vjeçari i vrarë më armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Bulqizë. Sipas policisë dyshohet se ai u qëllua nga shoku i tij Klodian Kola rreth orës 23:30 të së enjtes pasi kishin dalë për gjah.
I riu u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë por nuk arriti të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra.
Nga ana tjetër autori i dyshuar i kësaj ngjarje, është shoqëruar nga policia ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.



